LAJMI I FUNDIT:

“Ditët e zeza” të Ridvan Haqifit

“Ditët e zeza” të Ridvan Haqifit

Me 4 qershor të vitit 2015, i riu nga Gjilani, Ridvan Haqifi kishte dalë në një video mesazh si komandant shqiptar i organizatës terroriste ISIS ku paralajmëronte se “ditë të zeza po vijnë” për Kosovën dhe Shqipërinë, por gati dy vjet pas këtij paralajmërimi ditët e zeza erdhën vetëm për të.

Ai u vra në Siri duke luftuar për një organizatë e cila fut terrorin në tërë botën përmes akteve makabre të ekzekutimit dhe vetëvrasjes.


Lajmin e bënë të ditur vet familjarët të cilët kanë hapur të pame.

Vritet komandanti i shqiptarëve të ISIS-it, Ridvan Haqifi
Lexo po ashtu Vritet komandanti i shqiptarëve të ISIS-it, Ridvan Haqifi

“Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë”, thoshte Haqifi në një video që ishte publikuar nga seksioni për media i ISIS-it, “Alhayat Media Center”, e në të cilën “luftëtarët ballkanas të ISIS-it” shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan.

Në këtë video që më pas u hoq nga kanali ku ishte publikuar, ai kërcënon duke thënë se “Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja; do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja”, shkruan Insajderi.

Ridvan Haqifi, 27 vjeçar i lindur në fshatin Bukovik, më 4 korrik të vitit 1990, në datën kur Amerika feston “ditën e saj” një nga armiqtë kryesor të ISIS’it.

Haqifi, bashkë me Lavdrim Muhaxherin nga Kaçaniku, ishin xhematë (pasues) të imamit kontrovers kosovar, Zekirja Qazimi.

Haqifi apo Al Kosovi, fillimisht kishte nisur të ligjëronte në xhaminë që e drejtonte imam Qazimi. Ai u bë , pasardhës i Lavdrim Muhaxherit në komandat e shqiptarëve në ISIS, në vitin 2012.

Familjes dhe BIK-ut u kishte thënë se po e lëshonte punën për studime fetare në Egjipt.

Por kishte shkuar në ISIS. Tre vite më vonë ai do të shfaqej si një luftëtar i rëndësishëm i ISIS-it i kishte dërguar mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve.

“Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini. Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut. Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”, thoshte Haqifi.

Mënyra sesi Haqifi ka vdekur në Siri ende nuk dihet.