LAJMI I FUNDIT:

Vritet komandanti i shqiptarëve të ISIS-it, Ridvan Haqifi

Vritet komandanti i shqiptarëve të ISIS-it, Ridvan Haqifi

Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, është vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak.

Luftëtari i ISIS-it, që paralajmëronte ditë të zeza, më nuk jeton, kurse familja e tij në Gjilan ka hapur të pame, ka njoftuar RTK.


Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.

Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Haqifi në qershor të 2015 kishte paralajmëruan Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, e vende tjera.