LAJMI I FUNDIT:

Ditën e tij të dasmës, mjeku shqiptar i shpëton jetën një gruaje në Itali

Ditën e tij të dasmës, mjeku shqiptar i shpëton jetën një gruaje në Itali

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij dhe po përgatiteshin për një ditë feste.

Pikërisht, kur sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë që ishte rrëzuar në tokë. Menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori