LAJMI I FUNDIT:

“Dita pa makina”, të premten në Prishtinë një rrugë mbyllet për qarkullimin e veturave

“Dita pa makina”, të premten në Prishtinë një rrugë mbyllet për qarkullimin e veturave

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të premten, më 22 shtator, nga ora 10:00 do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”.

Sipas njoftimit, kjo ngjarje ndërkombëtare organizohet në 2000 qytete të botës dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat.

Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, në këtë ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.


“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qira, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetet për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori