Sot shënohet Dita ndërkombëtare për parandalimin e abuzimit të fëmijëve, ndërsa të dhënat nga Raporti i fundit i Anketës së Grupimeve me Tregues të Shumëfishtë – MICS 2020 i përgatitur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, tregojnë se në Kosovë 72% e fëmijëve kanë përjetuar çfarëdo lloji të disiplinimit të dhunshëm.
Kështu thuhet në një njoftim të Qendrës për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendrës për Studime të Avancuara (FIT), ku me përkrahjen e Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR, janë duke e zbatuar projektin “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA”.
“Ndërkaq, përqindja e fëmijëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian që kanë përjetuar ndonjë formë të disiplinimit të dhunshëm është 80%. Për më tepër, 30% të fëmijëve të moshës 1-14 vjeç kanë përjetuar ndëshkim fizik, nga ta 6% kanë përjetuar ndëshkim të rëndë fizik”, thuhet në njoftim.
Arsyet dhe faktorët që ndikojnë në përdorimin e formave jo të përshtatshme të disiplinimit janë të shumta.
“Një ndër arsyet është mungesa e njohurive për metodat alternative të disiplinimit pozitiv, ndërkaq faktorët e mundshëm që ndikojnë në keqtrajtimin e fëmijëve përfshijnë vështirësinë për të kontrolluar dhe menaxhuar ndjenjat e zemërimit dhe stresin, krizat e shpeshta familjare, mungesa e aftësive prindërore, abuzimi me drogën ose alkoolin etj”.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës, e iniciuar nga Fondacioni i Grupit të Samitit Botëror të Grave (WWSF) në vitin 2000, synon të krijojë një kulturë parandalimi të abuzimit të fëmijës në të gjithë botën duke inkurajuar qeveritë, organizatat dhe komunitetin në përgjithësi që të luajnë rol më aktiv në mbrojtjen e fëmijës.
Për të përqendruar vëmendjen në këtë dukuri, në këtë ditë organizohen aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijës dhe masat parandaluese ndaj kësaj dukurie.
Me moton ”Së bashku kundër abuzimit të fëmijës”, edhe këtë vit është duke u zhvilluar fushata për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me abuzimin dhe dhunën ndaj fëmijës.
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT) përmes projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA” për të dytin vit radhazi fushatën e filluan duke organizuar debate dhe duke angazhuar fëmijët që përmes artit të krijojnë punime që përçojnë mesazhe kundër abuzimit dhe dhunës.
Fushata vazhdon edhe më 20 nëntor duke shënuar Ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjetja e trupit të pajetë dhe sekuestrimi i armatimit, Prokuroria Speciale jep detaje

Shpëtohen 23 turistë të huaj, ishin bllokuar në lumin e Langaricës në Përmet

Avokati serb, Stojkoviq: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri shkon deri në 10, ka edhe të plagosur

Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri?

Reagimi i Listës Serbe me pretendime të çuditshme për sulmin në veri të Kosovës

Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

Sveçla konfirmon se njëra nga veturat e konfiskuara është e Radoiçiqit

Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Personat e tjerë dyshohet se u larguan në këmbë nga hapësirat e manastirit – drejtori i policisë jep detaje për aksionin e djeshëm te Manastiri i Banjskës

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur