LAJMI I FUNDIT:

Dita ndërkombëtare e muzikës xhaz

Dita ndërkombëtare e muzikës xhaz

30 prilli njihet si dita ndërkombëtare e muzikës xhaz (jazz), që festohet me qëllim të rritjes së vetëdijes për vlerat e kësaj muzike si mjet edukativ, si dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.

Për të shënuar këtë datë, në shumë vende bëhen organizime duke promovuar këtë rrymë të muzikës.


Muzika xhaz ndikon edhe për një formë tjetër të menduarit të njeriut. Ajo krijon ndjenja dhe emocione të veçanta. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë një lloj i veçantë arti.