Dita e Forcës, FSK të enjten hap dyert për qytetarët

Foto: Ilustrim
Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se të enjten, më 27 nëntor organizon Ditën e Forcës-Ditë e hapur nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike.
“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/11/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































