LAJMI I FUNDIT:

Dita e derbive në Superligën e Maqedonisë: Struga përballet me Shkëndijën, Shkupi pret Vardarin

Dita e derbive në Superligën e Maqedonisë: Struga përballet me Shkëndijën, Shkupi pret Vardarin

E diela do të sjell dy derbi në Superligën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të xhiros së 13-të.

Në Strugë, do të përballen kampionët në fuqi me Shkëndijën e Tetovës. Të dyja skuadrat shqiptare janë në top 3-shën e tabelës dhe diferenca ndërmjet tyre është vetëm një pikë, me tetovarët që janë para struganëve. Bruno Dita nga radhët e Shkëndijës ka thënë se ndeshja me Strugën është moment i duhur për të treguar forcën.

“Po është e vërtetë ndeshja me Strugën vjen në momentin e duhur, për një rival direkt, ndeshje e fortë ku secili motivimin e gjen brenda vetes. Do thoja që është ndeshja e duhur për të treguar forcën tonë”, ka thënë Bruno Dita.


Ndërkohë derbi do të ketë edhe në Çair, aty ku Shkupi pret rivalin e vjetër, Vardarin. Golashënuesi më i mirë i bardhekaltërve, Arbi Vosha ka folur para këtij dueli.

“E dimë që është ndeshje derbi, por për ne edhe kjo është si çdo ndeshje tjetër, andaj të gjithë në ekip e kemi marrë këtë lojë me shumë qetësi. Sigurisht se kemi punuar me shumë përkushtim dhe jemi përgatitur maksimalisht për lojë, duke shpresuar se besuar se mundë të marrim tri pikë. Në fund dua të them që pas ndeshjes do të festojmë së bashku me “Shvercerat” që si gjithmonë kanë dëshmuar se janë lojtari ynë i 12-të, andaj u bëjë thirrje që të jenë në numër sa më të madh, të mbushim tribunat, të na përkrahin gjatë ndeshjes dhe në fund të festojmë siç na ka hije”, është shprehur Vosha.

Të dy derbit Struga – Shkëndija dhe Shkupi – Vardari luhen sot, duke nisur nga ora 13:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori