Në javën e parë të gushtit, kinemaja Cineplexx në Albi Mall dhe në Galeria Mall sjellë ditën më të çmendur të vitit! Me 6 gusht, përgjatë gjithë ditës, bileta e çdo filmi do të kushtojë vetëm 2 euro.Crazy Day do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, kinemaja në Prishtinë  do të punoj nga ora 16:15 deri në ora 22:15 dhe kinemaja në Prizren do të punoj nga ora 16:30 deri në ora 21:00. Biletat tashmë janë në shitje!Çmimi special prej 2 euro vlen për të gjithë filmat që janë duke u shfaqur në kinema. Krejt çka duhet të bëni është t’i siguroni biletat paraprakisht, duke i blerë ato përmes: - Aplikacionit CineplexxKs - Fizikisht në kinema ose - Përmes Web-it!

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:- Deadpool & Wolverine: Aventura aksion e Marvel-it sjell në ekranin e kinemasë dyshen legjendare heroike.- Bad Boys Ride or Die: 'Bad Boys' më të preferuar në botë janë rikthyer si dyshja ikonë e aksionit dhe komedisë brilante, por këtë herë me një kthesë të befasishme: më të mirët e Miamit tani janë në arrati.- Inside Out 2: Gëzimi, Trishtimi, Zemërimi, Frika dhe Neveria, të cilët drejtojnë me sukses operacionin në të gjitha nivelet, nuk janë të sigurt se si ndihen kur para tyre shfaqet Ankthi.- Despicable Me 4: Në filmin e parë të Despicable Me këto shtatë vite, Gruja, personazhi i preferuar negativ i botës, i kthyer në agjent të Ligës Kundër Të Këqijve, kthehet për një epokë të re -emocionuese kaosi Minionësh në Despicable Me 4.- A Quiet Place: Day One: Përjetoni ditën kur bota u qetësua.

copyCRZYDAY

Më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në web faqe: Cineplexx! Kujdes! Oferta do të jetë e vlefshme vetëm në datën 6 Gusht!