Dita Botërore e Zemrës – Ministria e Shëndetësisë apel për kujdes ndaj shëndetit kardiovaskular

Sot në mbarë botën shënohet “Dita Botërore e Zemrës”, një ditë që i kushtohet ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës – shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global.
Me këtë rast, me moton “Mos humb asnjë rrahje”, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një sërë udhëzimesh praktike për qytetarët.
Sipas institucionit shëndetësor ndryshimet në stilin e jetesës dhe kujdesi i rregullt mjekësor luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të përqendrohen në aktivitete fizike, të konsumojnë ushqime të shëndetshëm, të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore dhe të minimizojnë ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut, siç janë duhanpirja dhe stresi.
“Me moton “Mos humb asnjë rrahje”, sot shënohet Dita Botërore e Zemrës, një ditë që ka për qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Këto sëmundje përfshijnë infarktin e miokardit, goditjet në tru, hipertensionin dhe sëmundjet e enëve të gjakut, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global”.
“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar për humbjen e miliona jetëve çdo vit, por janë gjithashtu sëmundje që mund të parandalohen në masë të madhe. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe kujdesi i rregullt mjekësor luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut”, thuhet në postimin e ministrisë.
Ata gjithashtu kanë publikuar disa fotografi, manuale me këshilla të detajuara të një programi që synon një stili jetese të shëndetshëm.
Në këto udhëzime ju do të gjeni këshilla të dobishme në kujdesin që tregoni ndaj ushqimit, e po ashtu iniciativa për të ndryshuar aktivitetet tuaja fizike.


















































