Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistët kosovarë kanë korrur sukses edhe në Grand Slamin e Parisit, i cili po mbahet këto ditë.


Është xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

distria krasniqi

Distria në finale arriti të mposht xhudisten e njohur italiane, Odette Guiffrida.

distria 1 1

Fitorja erdhi pas një ndeshje superiore nga Distria, e cila e sulmoi gjithë kohën dhe e detyronte kundërshtaren të mos luftonte.

distrai 2

Deri në finale, Distria erdhi pasi shënojë katër fitore, ndërsa raundin e parë e kaloi pa lojë.

Më vonë do të ndeshet edhe Nora Gjakova, e cila kërkon medaljen e brozntë me anë të repesazhit. /Telegrafi/  

distrai 4

telegrafi sport app