Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, arrin në finale të Grand Prixit të Zagrebit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka dominuar në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë duke arritur të kualifikohet në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Distria i nisi garat sot pa lojë në raundin e parë, pastaj arriti t’i marrë dy fitore radhazi dhe atë bindshëm.
Në ndeshjen e parë, pejania mposhti brazilianen Amanda Lima me ‘ippon’, ndërsa në ndeshjen tjetër ajo fitoi ndaj Blandine Pont të Francës po ashtu me ‘ippon’.
Këto dy fitore bënë që Distria të kualifikohet në gjysmëfinale, ku mposhti gjithashtu me ‘ippon’ italianen Gaia Stella për të siguruar finalen e madhe.
Në finale për medaljen e artë, xhudistja jone olimpike do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp. /Telegrafi/



Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































