LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -6° clearsky_night

Diskutohet për përvojat dhe arritjet e deritanishme të Aktivitetit të Kontratës Sociale në Komunën e Obiliqit

Diskutohet për përvojat dhe arritjet e deritanishme të Aktivitetit të Kontratës Sociale në Komunën e Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Burim Gërguri, ka pritur në një takim Naomi Rasmussen, zëvendës presidente e Democracy International, partner zbatues i Aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, dhe Silvia Susnjic, Drejtoreshë e Programit të Aktivitetit të Kontratës Sociale.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për përvojat dhe arritjet e deritanishme të Aktivitetit të Kontratës Sociale në komunën e Obiliqit.

Në anën tjetër, Rasmussen vlerësoi lart partneritetin me komunën e Obiliqit dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e transparencës dhe llogaridhënies për të gjithë qytetarët pa dallim.


“Në kuadër të këtij takimi, u zhvillua edhe një vizitë në terren te parku i ndërtuar pranë Banesave të Hades, një projekt i realizuar në kuadër të Kontratës Sociale, i cili ishte propozim i drejtpërdrejtë i grupit të qytetarëve. Ky projekt është një dëshmi konkrete e angazhimit të komunitetit dhe bashkëpunimit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi Naomi Rasmussen dhe Silvia Susnjic për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në projekte të tjera që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori