Qëndrueshmëria e vendeve të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit, mungesa e fokusit nga ana e institucioneve dhe rikthimi i Ministrisë së Inovacionit ishin tema që u diskutuan në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare e Inovacionit (ICK), Telegrafi.com dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) për inovacionin dhe digjitalizimin.
Në hyrje të këtij diskutimi, drejtoresha ekzekutive e STIKK-ut, Vjollca Çavolli tha se pandemia COVID-19 ka ndihmuar në zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.
Çavolli ka shtuar se Qeveria nuk ka ndihmuar mjaftueshëm që të zhvillohet ky sektor.
“Qeveria nuk i ka ndihmuar këtij sektori, por është ndihmuar në vet-vete”, tha Çavolli.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu ka thënë se vendet e punës që po krijohen në sektorin e teknologjisë së informacionit në vend janë të qëndrueshme.
“Kemi dashur që ky bashkëbisedim të zhvillohej edhe herëve të tjera, e jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Është bërë një progres, ku është ndihmuar vazhdueshëm në rritjen e këtij sektori. Ajo që është evidente, Kosova e vuan një profil të vetin ekonomik. TIK-u po tregohet si një sektor që ka perspektivë. Këto vende pune që po krijohen në këtë sektor janë të qëndrueshme. Pra, është një sektor që krijon mirëqenie, ku të ardhurat e tejkalojnë mirëqenien”, tha Begu.
Sipas tij, ky sektor ka mundësi të mira për zhvillim.
“Sektori ka pasur një zhvillim organik, mirëpo ka pasur edhe iniciativa, por që nuk është punuar mjaftueshëm. Besoj se kemi mundësi të mira, mbi angazhimin e partive politike, që të krijohen politika të duhura”, shtoi ai.

Për kandidaten për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, gjatë pandemisë Kosovës i ka munguar stimulimi i këtij sektori.
“Ajo që i ka munguar shtetit të Kosovës në këtë periudhë të pandemisë është fokusi në stimulimin edhe të sektorëve të teknologjisë informative drejtpërdrejt, si pjesë e pakos emergjente. Pandemia në mbarë botën ka treguar se ofrimi i shërbimeve online, digjitalizimi, është parandalim për përhapjen e virusi”, ka pohuar Kusari – Lila.

Kurse për ish-ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Muzafer Shala kthimi i kësaj ministrie, pas formimit të qeverisë së re, është i domosdoshëm.
“Në momentin që të krijohet qeveria e re duhet të kthehet Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ka qenë një prej ministrive shumë të rëndësishme në atë kohë. Nuk e dimë pse nuk është më. Ka qenë një vendim i qëlluar që është krijuar kjo ministri, e nuk e dimë arsyen pse është shuar kjo nga qeveria Kurti”, u shpreh Shala.

Inxhinieri softuerik Mentor Arifaj në këtë diskutim tha se në të kaluarën digjitalizimi është përdorur për përfitime të caktuara.
Në fund të diskutimit, përfaqësues nga partitë politike dhe nga komuniteti i teknologjisë dhe inovacionit dolën me rekomandime se si duhet qeveria e re duhet të merret me këtë sektor.

Legjislacioni
– Ligji për e-commerce edhe për tregtinë online
– Ligji për Nënshkrim Elektronik dhe Nënshkrim Digjital të kalohet në Kuvend
– Ligji mbi Krijimin e Start-up (përfshirë) themelimin dhe funksionimin e Business Angels dhe Venture Capitalists
Qeveria
– CCTLD- Country Code Top Level Domain (të caktohet ekip punues në nivel të kryeministrisë për këtë temë)
– Ngritja e zyrës CTO në kuadër të zyrës së kryeministrit
– Krijimi i Institutit Kosovar për Teknologji Digjitale (PPP)
– Ndërlidhja e sistemeve qeveritare (evitimi i kërkimit të dokumenteve zyrtare qytetarëve nga institucionet qeveritare, kur të njëjtat mund të merren në formë elektronike
– Organizimi i fushatave informuese për transformim digjital
Përkrahje financiare
– Themelimi i Fondit Zhvillimor për Ndërmarrjet Kosovare të IT (përfshirë kompanitë start-up)
– Programi i mbështetjes financiare për shërbime të konsulencës për eksportim te produkteve dhe shërbimeve të IT
– Skemat financiare për nxitje dhe stimulim të përdorimit të IT në NVM-të e sektorëve tjera
– Ulja e TVSH-së për shërbimet e IT
– Krijimi i stimujve tatimor për investime në inovacion dhe H&ZH
– Krijimi i stimujve tatimor për zhvillues të certifikuar softuerik
– Stimuj tatimor për Kompanitë eksportuese
– Mbështetja e tech-parqeve, qendrave dhe inkubatorëve të inovacionit
Edukimi
– Bursa apo programe të ngjashme për financimin e praktikës në kompani të IT-së për 6 deri në 12 muaj
– Krijimi i një dritareje për student të IT-së në kuadër të Fondit për Garanci Kreditore të Kosovës
– Zbatimi i stimujve tatimor për investime në arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm të stafit
– Futja e programeve certifikuese në planprogram të shkollave të mesme
– Futja e lëndës së Kodimit në planprogramin e klasës së parë të shkollës fillore /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri