LAJMI I FUNDIT:

Disa shtete të SHBA-së lirojnë të burgosurit “me rrezik të ulët”, për shkak të frikës së coronavirusit

Disa shtete të SHBA-së lirojnë të burgosurit “me rrezik të ulët”, për shkak të frikës së coronavirusit

New Jersey është njëri ndër shtetet e SHBA-së që planifikon të lirojë të burgosurit “me rrezik të ulët”, për të kufizuar përhapjen e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi pason me një urdhër të dielën të nënshkruar nga Stuart Rabner, shefi i drejtësisë së gjykatës supreme të shtetit, për të pezulluar ose zbritur dënimet që vuanin të burgosurit.


“Masa po bëhet për të mbrojtur shëndetin e të burgosurve dhe për të kufizuar përhapjen e sëmundjes COVID-19”, tha Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Gurbir Singh Grewal.

“Burgjet mund të jenë inkubatorë për sëmundje, kështu që ne duhet të ndërmarrim hapa të guximshëm dhe drastikë”, tha Grewal.

Njerëzit e lëshuar do t’i nënshtrohen rendit të shtetit në shtëpi dhe do të vuajnë dënimin e tyre pasi të përfundojë kriza shëndetësore, tha Grewal.

Mijëra të burgosur në të paktën 16 shtete janë liruar në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Kalifornia, New York, Ohio dhe Texas janë ndër shtetet ku zyrtarët po dërgojnë në shtëpi njerëzit me krime më të ulëta dhe të moshuarit.

Në nivelin mbarëkombëtar, Byroja Federale e Burgjeve (BOP) ende po transferon disa të burgosur nga pikat e “nxehta” të coronavirusit siç është qyteti i Nju Jorkut në burgjet e tjera të vendit, madje tre të burgosur rezultuan pozitivë me COVID-19, tha një zyrtar i lartë i sindikatës të hënën. /Telegrafi/