Gjatë muajve të fundit, nxënësit në vendin tonë janë duke praktikuar disa sfida në rrjetin social Tik-Tok, e njëra prej tyre është edhe ajo e “Superman-it”, e cila po ndikon në lëndimin e tyre.
Raste të tilla kanë ndodhur edhe në shkollat e Mitrovicës, ku para tre ditësh, u lënduan disa nxënës, shkruan Telegrafi.
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në Mitrovicë kanë ndodhur gjashtë-shtatë raste të tilla, ku dy prej nxënësve i kanë thyer duart.
“Rastet kanë ndodhur në këto dy-tri ditët e fundit, diku gjashtë-shtatë raste”, ka thënë Kadriu.
Ajo ka thënë tutje se tashmë do të marrin masa.
“Tani do të marrim masa përtej përjashtimit të nxënësve sepse nuk është zgjidhje përjashtimi, por do të punojmë shumë ngushtë me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave që të hënën, në orën e parë t’i kushtohet kësaj teme. Ndërsa, të organizohen mbledhjet me prindërit siç ka vepruar shkolla ‘Skenderbeu’ dhe të mobilizohen prindërit”, ka shtuar Kadriu.
Drejtoresha për Arsim në këtë komunë ka theksuar nevojën e nxënësve që të edukohen më mire me normat shoqërore dhe ligjore.
Tutje, Kadriu ka potencuar se prindërit nuk duhet të qëndrojnë inferior kundrejt veprimeve të fëmijëve të tyre por sipas saj, ata duhet të marrin përgjegjësi.
“Ka një numër të madh të prindërve që deklarohen se nuk kanë çfarë t’i bëjnë fëmijëve. Prindërimi nuk është vetëm ta lindësh dhe të kesh ndjesi emocionale, por prindërimi përcakton edhe obligimin për edukimin me përgjegjësi të fëmiut”, ka vijuar ajo.
Ajo ka treguar se kanë ndaluar përdorimin e telefonave në shkolla, derisa ka veçuar nevojën që prindërit të kenë më shumë përgjegjësi për veprimet e fëmijëve të tyre.
Ndërsa në një përgjigje nga Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë për Telegrafin bëhet e ditur se pacientët e lajmëruar nuk janë deklaruar që lëndimet i kanë marrë nga kjo sfidë e rrjetit social “Tik-Tok”, por që të njëjtit janë paraqitur si pacient të zakonshëm.
Drejtori i shkollës fillore, të mesme dhe të ulët “Migjeni”, Mustafë Kajtazi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në këtë shkollë nuk ka nxënës të lënduar sepse sipas tij, masat e nevojshme janë marrë me kohë.
“Kemi ndërhyrë menjëherë, e kemi mbajtur nga një orë me secilën klasë dhe ju kemi treguar se kjo është një lojë e rrezikshme”, ka thënë Kajtazi.
Kajtazi ka thënë se lëndimi i nxënësve është një situatë alarmante dhe se sipas tij, mësimdhënësit dhe prindërit duhet të angazhohen më shumë në parandalimin e këtyre rasteve, transmeton Telegrafi.
“Më tepër është tek prindërit që nuk po kujdesen për këta telefona se me këto pajise mandej ata po veprojnë”, ka shtuar drejtori i kësaj shkolle.
Ndërsa, drejtoresha e shkollës fillore, të mesme dhe të ulët “Eqrem Çabej”, Agenta Syla – Rama, për Telegrafin ka thënë se orën e parë të mësimit i’a kanë kushtuar vetëdijësimit të nxënësve për pasojat që mund t’i sjellë kjo lojë.
“Orën e parë i’a kemi kushtuar kësaj çështjeje, gjithashtu të premten i’a kam dërguar një mesazh të gjithë prindërve që t’i vetëdijësojnë fëmijët e tyre në përdorimin e rrjeteve sociale”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e shkollës ka treguar se nga nxënësit e lënduar, dy prej tyre janë nga kjo shkollë.
“Njëri ka lëndim serioz, tjetri është me lëndim më të lehtë”, ka potencuar Syla – Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkaku i tërmetit, uji rrjedh si ujëvarë nga ndërtesa në Bangkok

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Jep dorëheqje rreshteri i Policisë Zymer Kodra, thotë se iu prekën vlerat e idealit

Influencerja shqiptare bëhet virale me gjestin në koncertin e Dua Lipës

Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false