LAJMI I FUNDIT:

Disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici – gra, shumica e viktimave

Disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici – gra, shumica e viktimave
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, të raportuara në Polici.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Gjilan, Novobërdë, Shtime, Prizren.

Lexoni të plotë raportin:


Podujevë / 09.07.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 10.07.2024 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht në mes vete. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Podujevë / 09.07.2024 – 23:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime.

Gjilan – Viktima femër serbe ka raportuar se i dyshuari mashkull serb i ka shkaktuar dhunë në familje dhe posedon armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 88 copë fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Novobërdë / 10.07.2024-23:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shtime / 10.07.2024 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Prizren / 10.07.2024 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar viktimën femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori