KRU Mitrovica ka njoftuar qytetarët për punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që do të realizohen nga ekipet e mirëmbajtjes.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët: “Aziz Zhilivoda”, “Bushatlinjët”, “Selman Riza”, “Elmaz Peci”, “Llolla Ribar”, “Adem Voca”, “Anke Spaiq” dhe “Filip Vishnjiq”, përcjell Telegrafi.




Ndërkohë, ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimit do të bëhen në rrugët: “Lyra”, “Selaniku” dhe “Ali Pashë Tepelena”.

KRU Mitrovica bën të ditur se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.

Qytetarët falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/