Më 28 qershor 1949, ish-ambasadori francez në Tiranë, në periudhën gusht 1946-dhjetor 1948, Guy Henri Victor Menant (1891-1967) ka qenë në Washington “për disa ditë gjatë rrugës në postin e tij të ri në Panama”.
Një dokument konfidencial i hartuar nga zëvendësdrejtori i Zyrës së Çështjeve Evropiane në Departamentin amerikan të Shtetit, Llewellyn E. Thompson (1904-1972) thotë se Menanti kishte shkuar në takim me kërkesën amerikane “për të na dhënë vlerësime të drejtpërdrejta dhe përshtypjet e tij mbi situatën në Shqipëri, ku ka shërbyer deri në kohët e fundit si Ministër francez”.
Tre muaj më parë, më 29 prill, 1949, ambasadori amerikan në Paris, në përgjigje të një telegrami të 27 prillit 1949, shkruan se “Ministria e Punëve të Jashtme e Francës e ka të kufizuar materialin e detajuar apo statistikor për Shqipërinë dhe mendon se ajo po shndërrohet nga pikëpamja strategjike në një avanpost të rëndësishëm sovjetik mes Jugosllavisë dhe Greqisë, me kontroll të plotë politik, ekonomik dhe ushtarak sovjetik të vendit”. Prandaj, Departamenti amerikan i Shtetit kërkonte të bisedonte personalisht me ministrin e Francës në Tiranë, i cili gjashtë muaj më parë (dhjetor 1948) ishte larguar nga Shqipëria.
Sipas dokumentit amerikan, Menan “paralajmëroi se duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, pasi situata ishte edhe delikate dhe komplekse. Ai mendonte se qeveria shqiptare mund të dëshirojë të rivendosë marrëdhënie diplomatike me ne, duke shpresuar të marrë ndihma ushqimore, por tha se supozon që ne nuk do ta marrim në konsideratë një hap të tillë këtë herë”.
Ambasadori nuk ka konsideratë për sjelljen e jugosllavëve, ndaj thotë: “Shqiptarët ishin tejet të pakënaqur nga administrimi jugosllav i punëve të tyre për shkak të mënyrës së pashpirt dhe brutale, me të cilën ishte kryer ky administrim. Edhe pse të paditur dhe të pakualifikuar, shqiptarët janë popull krenar dhe jugosllavët kanë qenë shumë intolerantë ndaj ndjeshmërive të tyre”.
Ai kishte përshtypjen se mënyra brutale me të cilën shqiptarët kanë mbështetur Kominformin kundër Titos ishte pasqyrim i kësaj ndjesie si dhe ka më tepër mundësi që ata kishin vepruar pa pritur ndonjë direktivë nga Moska.
Menanti u tha po ashtu amerikanëve se “shqiptarët kanë rënë nga shiu në breshër dhe se situata e brendshme tashmë ishte katastrofike. Njerëzit vuanin tmerrësisht nga mungesa e mallrave të të gjitha llojeve. Regjimi nuk ka qenë asnjëherë në të vërtetë popullor dhe tani kundër tij u përfshinë pothuajse të gjithë ata që nuk u lidhën menjëherë me regjimin”.
Ai tha se regjimi mbahet kryesisht nga policia sekrete, e cila nuk ishte keq me personel, të paktën, relativisht, dhe prandaj është e gatshme të mbështesë regjimin.
Kur ministri francez kishte arritur për herë të parë në Shqipëri, Ushtria ishte në gjendje më të rrënuar: shumë prej ushtarëve nuk kishin uniforma dhe herë-herë madje as këpucë. Rusët i kanë veshur e mbathur dhe udhëhiqen tashmë nga oficerë rusë dhe kanë paraqitje të mirë.
Ai është tejet i pakënaqur me regjimin, ndonëse Franca ishte shteti i parë perëndimor që ka njohur Qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Me sa duket acarimi i diplomatit ka të bëjë dhe me faktin se “nuk u lejua të udhëtonte kohët e fundit në Shqipëri si dhe iu refuzua edhe leja për të vënë një kurorë në varrezat ushtarake franceze jo shumë larg nga Tirana”. Ambasadori ankohet se “ishte vazhdimisht nën mbikëqyrje sikurse të gjithë anëtarët e qeverisë shqiptare. Ai asnjëherë nuk mundi të bisedonte vetëm për vetëm me një anëtar të qeverisë”.
Menanti theksoi rëndësinë e Shqipërisë si nga pikëpamja strategjike ashtu dhe nga ajo politike. Ai tha se populli shqiptar shpresat i ka varur tek Amerika më tepër se te çdo vend tjetër dhe tha se pavarësisht nga përpjekjet e regjimit aktual, shqiptarët ishin shumë të prirur për afrim me Perëndimin dhe SHBA-në në veçanti. Sipas mendimit të tij, Shqipëria nuk ishte në gjendje të jetonte e pavarur pa mbështetjen e fuqishme dhe drejtimin virtual nga një shtet tjetër. Ai theksoi se kështu ka qenë gjithmonë edhe në të kaluarën. /Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë