Kompania prestigjioze Ciao Berto ka pritur një grup diplomatësh nga shkolla Diaspora Diplomacys. Ky grup i diplomatëve, të cilët janë pjesë e edicionit të parë të shkollës patën mundësinë të eksplorojnë nga afër linjat prodhuese dhe teknologjinë e avansuar të kompanisë Ciao Berto.

436354532 286830611137023 6894522989353949716 nGjatë vizitës, përfaqësuesit e kompanisë Ciao Berto prezantuan punën dhe traditën e tyre shumë vjeçare para diplomatëve, si dhe vizionin dhe planet drejt zhvillimit në industrinë e mobiljerisë që ndikon po ashtu edhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit.


436362911 1152038819283904 4462850881137192506 nKjo vizitë ishte një mundësi unike për diplomatët për të parë nga afër punën, kapacitetin prodhues, modelet e reja të makinerive dhe produkteve të kompanisë Ciao Berto.

Një vizitë e tillë sinjalizon poashtu edhe nismën e bashkëpunimit të sektorit privat me përfaqësues nga jashtë me shpresën e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit mes biznesit dhe diasporës. 

436427731 462431456208858 3633144824544509925 nCiao Berto është një emër i njohur në industrinë e prodhimit të mobilieve dhe zotohet se do të kenë zgjerim në tregjet ndërkombëtare.

436283217 444577558035416 7047239914127024648 n