LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia ekonomike dhe bashkëpunimi rajonal, mundësi reale e zhvillimit të Kosovës

Diplomacia ekonomike dhe bashkëpunimi rajonal, mundësi reale e zhvillimit të Kosovës

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung, ka filluar edicionin e pestë të shkollës pranverore për diplomatë të rinj, me temën “Diplomacia ekonomike, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi nëpërmjet Procesit të Berlinit”.

Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se përkundër sfidave, diplomatët e rinj duhet të kenë përgjegjësinë e zhvillimit të vendit dhe diplomacia ekonomike duhet shfrytëzuar si një mundësi ideale.


Me gjithë sukseset e deritashme, është theksuar se Kosova në fushën e diplomacisë vazhdon të sfidohet si në aspektin e njohjeve, po ashtu edhe në anëtarësimin e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasador Beqir Ismaili, fillimisht ka folur për rolin e Akademisë Diplomatike në trajnimin e diplomatëve të rinj të Kosovës dhe në përgjithësi punën e këtij institucioni.

Sa i përket temës së këtij edicioni të shkollës pranverore, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasador Beqir Ismaili, ka theksuar se ekonomia është bërë një shkak i madh i shfaqjes së marrëdhënieve diplomatike midis shteteve.

“Nuk ka më tregje lokale apo kombëtare, por të gjitha janë bërë tregje botërore, gjë që na kërkon të promovojmë interesat kombëtare të vendeve tona në tregjet botërore për t’i përfituar ato”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër, drejtori për Kosovën i Friedrich Ebert Stiftung, Frank Hankte ka folur për rolin e kësaj organizate gjermane në përpjekjet e tyre për të ndihmuar shtetet në zhvillimin e demokracisë dhe ndërtimin e së ardhmes së lirë.

Ai ka folur edhe për rolin dhe përgjegjësinë e diplomatëve për zhvillimin e vendit.

“Ju jeni përgjegjës për zhvillimin ekonomik dhe negociatat me investitorët e huaj. Neve na duhet ekonomi që i shërben nevojave tona”, ka thënë Hankte.

Ndërkohë, Nabil Ayad, këshilltari i jashtëm i ministrit të Jashtëm të Kosovës, ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve. Sa i përket rajonit të Ballkanit, ai ka theksuar se të gjitha ashtetet duhet t’i bashkohen BE-së dhe të kenë mabicie të tilla.

“Sa i përket diplomacisë ekonomike, duhet të kemi parasysh vlerëismin e performacës. Në demokraci të gjithë duan të dijnë performancën. Në këtë rast, Qeveria është përgjegjëse për gjenrimin e të ardhurave”, ka theksuar ai.

Pjesë e hapjes së këtij edicioni kanë qenë edhe ambasadori i Gjermanisë dhe i Shqipërisë në Kosovë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka theksuar ndërtimin e shërbimit profesional diplomatik, duke u theksuar në sistemin gjerman.

Sa i përket sfidave të diplomacisë së Kosovës, ambasadori Heldt ka përmendur cështjen e njohjeve si mjaftë komplekse, pastaj anëtarësimin në OKB, NATO, etj. Megjithatë ai ka potencuar se hapja e tregjeve dhe marketingu për shtetin janë elemente shumë të rëndësishme. Ai ka folur edhe për procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave. Sipas tij, liberaizimi i vizave duhet të jetë dicka shumë natyrale, si mundësi për të eksploruar Evropën.

Ndërkaq, ambasadori I Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vlerësuar sse paqja dhe ekonomika shkojnë bashkë. Ai ka theksuar se nevojën e krijimit të një zone të lirë qarkulluese në rajon. Ndërkohë, ai ka shtuar se Gjermania duhet të shërbejë si shpresë se ne mund ta ndërtojmë Gjermaninë edhe këtu.

Në këtë edicion po marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, si dhe diplomatë të rinj nga shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Edicioni i sivjetëm i shkollës pranverore për diplomatë të rinj do të vazhdojë deri më 10 maj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori