0Shares

Christian Dior dhe Gucci nuk do të përdorin më modele të dobëta gjatë prezantimit të koleksioneve të tyre në të ardhmen.

Vendimi i dy kompanive, ndër më të mëdha të modës u mor pas kritikave të publikut se shtëpitë e modës me kërkesat e tyre nxisin anoreksinë dhe rrisin çrregullimet në ushqim, jo vetëm për modelet e tyre, por edhe për ndjekësit e që kanë.

Sipas kritikëve, imazhi i paraqitur në pasarela nuk është real dhe ai nxit qindra-mijëra vajza që të kequshqehen në përpjekje për të fituar linjat e modeleve të pasarelës.

Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video) Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Modelja daneze, Ulrikke Hoyer akuzoi në muajin maj shtëpinë e modës Louis Vuitton, e cila sipas saj i kishte kërkuar që të dobësohej edhe më, në një kohë që ajo ishte nën peshë.

Vendimi i Christian Dior dhe i Gucci-t është mirëpritur dhe shpresohet që do të ndiqet edhe nga shtëpi të tjera të modës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)