Diola Dosti dhe Erolld Belegu janë pa dyshim një nga çiftet më të përfolur dhe të ndjekur nga publiku në mediat e shtypit rozë.

Bukuria e marrëdhënies së tyre dhe mënyra se si ndajnë momentet e veçanta ka bërë që fansat të jenë gjithmonë kuriozë për jetën e tyre private.


Së fundmi, ata kanë nisur pushimet në Maldive, një nga destinacionet më të kërkuara dhe më të bukura për pushime.

Foto: Erolld Belegu dhe Diola Dosti / Instagram

Midis ujërave të kristalta dhe peisazheve që duket se janë nxjerrë nga një përrallë, çifti po shijon çdo moment të veçantë së bashku.

Përveç relaksit në plazhet e bardha dhe në bregdetin e qetë, Diola dhe Erolldi kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa fotografi të bukura, ku shfaqen duke pozur me dashuri dhe harmoni të plotë.

Foto: Diola Dosti dhe Erolld Belegu / Instagram

Në postimin e tyre të përbashkët shkruhet me një ton romantik:

“Midis parajsës dhe ty, ndalova së zgjedhuri”.

Foto: Diola Dosti dhe Erolld Belegu / Instagram

Foto: Erolld Belegu dhe Diola Dosti / Instagram