LAJMI I FUNDIT:

Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime

Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime
Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Paris Saint-Germain duket se do ta ketë një verë tejet të ngjeshur, me gjashtë transferime që mund t’i bëjnë.

Klubi francez e mbylli një sezon tejet të dobët, duke mos arritur të triumfonin në Ligue 1, pasi Lille e fitoi trofeun në xhiron e fundit.

Një tjetër paraqitje e dobët për ta ishte edhe në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-1.


Andaj, bordi i klubit francez është i gatshëm që të përpilojë një formacion ëndrrash për stinorin 2021/22, për të tentuar që të fitojnë të gjithë trofetë.

Duke filluar nga porta, PSG është afër transferimit të Gianluigit Donnarummas, që refuzoi vazhdimin e kontratës me Milanin, me një kontratë pesëvjeçare dhe me një fitim rreth 60 milionë euro deri në përfundim të marrëveshjes, raporton Ginaluca Di Marzio.

Një tjetër anëtar i Rossonerëve që mund të kalojë në Parkun e Princave është edhe Theo Hernandez, me mbrojtësin që ka kohë që është nën shënjestrën e parisienëve.

Mbrojtës tjetër që mund të afrohet me PSG është edhe Sergio Ramos që duket se nuk do të qëndrojë te Real Madridi, shkaku që kërkesa e tij për kontratë dyvjeçare nuk po plotësohet nga Florentino Perez.

Nga ana e krahut të djathtë, skuadra franceze mund të përforcohet me Achraf Hakimin e Interit, pasi kampioni i Serie A-së është i detyruar të shesë lojtarë për të shmangur krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Në mesfushë po ashtu mund të ketë ndryshime, me Georginio Wijnaldumin që raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me një kontratë trevjeçare.

Pjesa e ofanzive po ashtu mund të ketë lëvizje, me PSG-në që duhet të sakrifikojë një lojtar pa dëshirën e tyre.

Kylian Mbappe pritet të përcaktojë të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian, me Real Madridin që e dëshiron me ngulm transferimin e tij, e ëndrra e lojtarit është që të luajë për Los Blancos.

Edhe pse Nasser Al Khelaifi bëri të ditur se nuk do të shesin lojtarin, në fund do të jetë dëshira e këtij të fundit që përcakton të ardhmen, gjersa ka edhe një vit kontratë me klubin.

Në rast e Mbappe largohet nga PSG, atëherë Cristiano Ronaldo do të ishte prurja e tyre e re, pasi ylli portugez nuk e ka të qartë të ardhmen te Juventusi dhe mund të largohet nga Torino për të kaluar te gjiganti francez.

Formacioni i mundshëm i PSG-së për edicionin e ardhshëm: Donnarumma, Hernandez, Ramos, Marquinhos, Hakimi, Wijnaldum, Paredes, Verratti, Neymar, Di Maria, Ronaldo. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Në trend Sport

Më shumë
Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Kombëtarja e Kosovës në CS2 gati për sfidën globale – këta janë pesë lojtarët që do na përfaqësojnë

Kombëtarja e Kosovës në CS2 gati për sfidën globale – këta janë pesë lojtarët që do na përfaqësojnë

eSports
Agjenti i yllit të Liverpoolit befason me deklaratën: Do të doja që ai të luante tek Real Madridi

Agjenti i yllit të Liverpoolit befason me deklaratën: Do të doja që ai të luante tek Real Madridi

Premier League
Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

La Liga
Kalo në kategori