LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Rruga për në NATO dhe BE kalon përmes marrëveshjes me Greqinë, nuk ka plan B (Video)

Dimitrov: Rruga për në NATO dhe BE kalon përmes marrëveshjes me Greqinë, nuk ka plan B (Video)

“Mjaftueshëm jemi pjekur si shoqëri që të ballafaqohemi me realitetin – rruga drejt BE-së dhe NATO-s është përmes marrëveshjes me Greqinë. Gjithë liderët duke filluar nga sekretari i përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg, deri tek kancelaria gjermane Angela Merkel kanë treguar se nuk ka plan B, që të ulemi në atë tavolinë dhe gjithë ata që janë të ulur atje, duan të na shohin edhe neve”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili sqaroi aspektet e marrëveshjes për emrin me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov tha se garancat për anëtarësim në NATO janë të forta, pasi marrëveshja nuk mund të hyjë në fuqi nëse Parlamenti i Greqisë nuk miraton protokollet për anëtarësim të vendit në NATO.

Ai në konferencë për shtyp i shpjegoi gjitha aspektet e marrëveshjes së Prespës, duke shtuar se gjatë javës së kaluar ka parë tek qytetarët shumë dezinformata.

“Shtetësia do të jetë maqedonas/shtetas i Maqedonisë Veriore, që do të theksohet në gjitha dokumentet. Gjuha zyrtare do të jetë gjuha maqedonase. Kodet ndërkombëtare do të mbeten MK dhe MKD, në përjashtim të targave të regjistrimit të veturave”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se amendamentet kushtetuese që duhet të miratohen pas referendumit, do të formulohen nga Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat e votave, me debat publik, diskutime në komisione dhe afate të parapara sipas Rregullores së Kuvendit”, shtoi Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori