Maqedonia nga mesi i vitit të ardhshëm mundet edhe zyrtarisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, nëse proceset tjera shkojnë ashtu siç janë parashikuar.
Këtë e tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Euro Western Ballkans”, e publikuar sot në ditën kur Maqedonia e mori edhe zyrtarisht ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen nëse Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO vitin e ardhshëm dhe nëse procesi i anëtarësimit do të jetë i shpejtë siç ishte paralajmëruar më herët, Nikolla Dimitrov tha se bëhet fjalë për proces teknik, që mund të rregullohet për disa muaj.
“Por, ai gjithashtu është i lidhur me plotësimin e obligimeve tona nga Marrëveshja me Greqinë. Vijon referendumi dhe procesi i ndryshimit të Kushtetutës. Dhe pasi të finalizohet kjo, do të mund t’i nënshkruajmë protokollet për anëtarësim, të cilat pastaj do të ratifikohen në Kuvendin e Greqisë dhe në vendet tjera anëtare të NATO-s. Nëse punët shkojnë mirë, në pyetje janë muaj. Ndoshta nga mesi i vitit të ardhshëm do të jemi edhe zyrtarisht vendi i 30-të anëtar i NATO-s”, theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me pritjet e tij nga referendumi, Dimitrov konsideron se qytetarët do ta përkrahin marrëveshjen, sepse, siç tha me të është mbuluar pjesa më e senzitive që janë identiteti dhe gjuha.
“Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase. Gjetëm mënyrë të bëjmë dallim mes trashëgimisë kulturore dhe çka ne mendojmë kur të themi maqedonas në Maqedoni dhe çka mendojnë grekët kur të thonë Maqedonia dhe maqedonas. Në shumë mënyra ky është fundi i një ere për maqedonasit, e cila ishte e mbushur me sfida dhe pikëpyetje”, thotë Nikolla Dimitrov.
Referendumi do të jetë sfidë e madhe, thekson Dimitrov dhe shton se në masë të madhe do të varet nga opozita dhe mënyra se si ajo do të veprojë.
“Nëse e njohin mundësinë historike dhe momentin historik, nëse të gjithë më shumë mendojmë për vendin, e më pak për ardhmërinë politike, atëherë ky do të jetë referendum tejet i suksesshëm. Ditëve të ardhshme do të duhet të sjellim vendime, se si do ta bëjmë këtë. Investimi është shumë i madh dhe konsideroj se nuk ka detyrë më të madhe patriotike për çdo qeveri në Maqedoni, nga krijimi i një mundësie të këtillë”, theksoi shefi i diplomacisë.
Në pyetjen nëse Qeveria ka strategji nëse referendumi nuk ka sukses, thotë se për momentin fokusi është në fitore.
“Do të mendojmë pozitivisht dhe do të fokusohemi në planin A. Kemi kryeministër i cili tërësisht investon në këtë. Nuk bëhet fjalë që të qëndrohet në pushtet, ky nuk është qëllimi kyç. Kemi mision të madh për vendin. Po përpiqemi të bëjmë gjëra, të cilat nuk i kemi bërë gjatë 20 viteve të kaluara, në një, dy ose tre vite. Kjo është sfidë, por nuk kemi kohë për humbje”, thotë Ministri i Punëve të Jashtme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës