LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev: Punojmë lidhur me paradhënien për dëmet nga vërshimet

Dimitriev: Punojmë lidhur me paradhënien për dëmet nga vërshimet

Kryeministri Emil Dimitirev, i cili sot ishte për vizitë të fshatrave Stajkovcë dhe Inxhikovë ku u informua nga pjesëtarët e ARM për gjendjen momentale në terren, ka theksuar se bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që do të duhet të paguhen, por se më e rëndësishme është tu ndihmohet banorëve të zonave të prekura nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Tani jemi duke punuar në pagesën e paradhënies. Shumë njerëz nuk kanë llogari bankare dhe si qeveri jemi duke e rregulluar mënyrën se si ta paguajmë paradhënien. Kur të përfundojnë vlerësimet, kur të jenë të vlefshme, ashtu dhe do të paguhen mjetet. Nuk do të pritet që të përfundohet me vlerësimin. Shuma të mëdha do të angazhohen nga Buxheti, por duhet treguar solidaritet dhe mirëkuptim për njerëzit”, ka thënë ai.


Dimitriev po ashtu ka theksuar se në fshatin Stajkovcë pjesa më e madhe e rrugëve dhe shtëpive janë të pastruara. Është kryer dezinfektimi në mbi 85 % të shtëpive.

Në fshatin Inxhikovë, i cili po ashtu u prek nga moti i keq, është bërë vlerësim në rreth 360 shtëpi, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet që ky proces të përfundojë në tërësi. Është kryer edhe dezinfektim në rreth 260 shtëpi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori