Megjithëse ishte i qetë, babai i ardhshëm humbi kontrollin dhe u alivanos, derisa mbështeste gruan të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ben është shtrirë pa ndjenja, në dyshemenë e një spitali në Birmingham të Anglisë, teksa partnerja tij Amy po përjetonte dhimbjet e lindjes, transmeton Telegrafi.


Prindi 29-vjeçar - që gjatë shtatzënësisë së partneres gjashtë vite më të re, kishte shtuar peshë duke ngrënë njëjtë sa ajo - dukej i qetë dhe mbante kontrollin, ndërsa ishte në një dhomë materniteti.

Videoja e postuar më poshtë, tregon maminë teksa thërret dikë për ndihmë, pasi është në momentin e pritjes së bebes.

Me gjithë këtë ngjarje të papritur, çifti janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, që e kanë quajtur Amber-Rose. /Telegrafi/