LAJMI I FUNDIT:

Dikur qytet i bukur port, sot vetëm gërmadha – pamje të Mariupolit para dhe pas bombardimeve

Dikur qytet i bukur port, sot vetëm gërmadha – pamje të Mariupolit para dhe pas bombardimeve

Qyteti port Mariupol që është i rrethuar nga forcat ruse nga fillimi i pushtimit, ua ka vështirësuar jetën banorëve të atjeshëm që jetojnë në kushte shumë të rënda – pa ujë, ushqim, energji, ngrohje dhe telekomunikim.

Megjithatë sot ushtria ruse është pajtuar për shpalljen e armëpushimit dhe hapjen e korridoreve humanitare, informacion ky që është konfirmuar edhe nga zyrtarët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Beteja e ashpër për Izyumin, qyteti ukrainas që ka një porosi për ushtrinë ruse
Lexo po ashtu Beteja e ashpër për Izyumin, qyteti ukrainas që ka një porosi për ushtrinë ruse

“Rreth 45 autobusë janë nisur drejt Mariupolit pasi që punonjësit e Kryqit të Kuq, konfirmuan se Rusia është pajtuar për hapjen e korridoreve”, ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vershchuk.


Tentimet e mëparshme që të arrihet armëpushim në Mariupol dhe të ketë evakuim të sigurte, kanë dështuar vazhdimisht.

Putinit nuk po i shkon pushtimi sipas planit, nënshkruan dekretin për 134 mijë rekrutë të rinj që do t’i bashkohen ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Putinit nuk po i shkon pushtimi sipas planit, nënshkruan dekretin për 134 mijë rekrutë të rinj që do t’i bashkohen ushtrisë ruse

Madje kryetari i qytetit ka njoftuar se rreth 170 mijë banorë kanë mbetur të ngujuar pa energji elektrike, pasi ky qytet është granatuar vazhdimisht nga ushtria ruse.

Një numër i madh i banorëve akoma po tentojnë të largohet nga qyteti që është shndërruar në gërmadha.

“Derisa tentuam të dalim, jemi detyruar të kalojmë nëpër qendrën e qytetit. Ka qenë e tmerrshme të shohësh rrugët e shkatërruara si dhe ndërtesat”, thotë Iana Ialovets, studente 23-vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori