LAJMI I FUNDIT:

Dikur në Durrës të shkoje ishte luks, ndaj kur dalin jashtë shtetit shqiptarët lënë nam

Dikur në Durrës të shkoje ishte luks, ndaj kur dalin jashtë shtetit shqiptarët lënë nam

Anisa Bega

Përshëndetje të gjithëve, ju që merrni nga koha juaj dhe lexoni shkrimet e mia, të inspiruara nga jeta reale. Së fundmi isha në një udhëtim jashtë Shqipërisë dhe i kam të freskëta ato çfarë kam parë.

Si fillim doja të citoja se edhe justifikohemi për tangërlliqet që hasim te ata që udhëtojnë jashtë shtetit, pasi kemi qenë 50 vjet të izoluar. Dikur edhe në Durrës të shkoje të dukej sikur kishe ikur jashtë shtetit. Pra, ne edhe në vendet brenda Shqipërisë mezi kemi shkuar dhe jo më daljen jashtë shtetit që e kemi pasur dhe e kemi ende një arritje madhështore.


Shpeshherë ankohemi dhe shajmë njëri-tjetrin kur duam të zëmë radhën të parët, kur në avion lëmë nam duke u ngritur pa u ulur mirë avioni etj. A e kemi analizuar këtë sjellje tonën?! Unë mendoj se gjithë jeta na ka shkuar nëpër radha, kush fut bërrylin, ose njeh dikë mbaron gjithmonë punë i pari, pra ai që pret është ai i lodhuri dhe i mbaruari. Prandaj e kemi në gjak këtë nxitimin dhe të mbarojmë punë të parët.

Që në aeroport, kur bëjmë “check-in”, kur presim për të na vulosur pasaportën dhe kur rreshtohemi për të hipur në autobusin që do na çojë te avioni, ne dallohemi direkt nga stresi që kemi për të nxituar dhe ia kaluar tjetrit. Ndërsa kur shikon ndonjë të huaj, i ke rehat fare dhe të qetë, pasi kushedi sa udhëtime mund të ketë bërë ai/ajo që në fëmijëri, ndërsa ne tani po lirohemi nga zinxhiri.

Po si vishemi ne kur dalim jashtë shtetit? Sërish jemi te arritja e madhe që po udhëtojmë dhe na duket sikur po ikim në dasmë, pra kemi “sebeb” duhet të vishemi dhe lyhemi bukur. Si ka mundësi që kanë kaluar nja 30 vjet dhe sërish do dallohemi për veshjen ekstravagante në vende ku duhet të jemi të thjeshtë dhe praktikë? Të bien në sy, takat, fustane festash, grimi i tepruar nga femrat etj.

Nga udhëtimet që kam bërë, kam venë re që ende mendjen e kemi me mbush barkun, gjejmë oferta që të kenë ushqime të bollshme. Kur i pyet si kalove, direkt flasin për ushqimin, jo për vendet interesante që mund të kishte ai X vend.

Dhe në fund, pjesa e tangërllikut! Për të shitur mend nuk na e merr askush. Marrim me vete ushqimin që serviret në mëngjes nga hoteli për ta ngrënë në drekë dhe nga ana tjetër shesim mend për gjërat e shtrenjta që kemi blerë në udhëtimin që kemi bërë!

Në trend

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë

Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë

Magazina
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori