Dikur luante për shpresat e Shqipërisë, tani refuzoi ftesën e Sylvinhos për ndeshjen me Serbinë

Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë, sipas raportimeve nga mediat turke.
Arsyeja kryesore është se 22-vjeçari do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën e Turqisë, gjë që do të kufizonte mundësitë e klubit të tij, Goztepe. Për më tepër, Kurtulan pret ende një ftesë nga Turqia.
Gazetari i njohur turk, Yagız Sabuncuoglu, e ka bërë të ditur lajmin, se Kurtalan ka refuzuar Shqipërinë.
ÖZEL | Göztepe forması giyen Arda Okan Kurtulan, Arnavutluk A Milli Takımı’ndan davet aldı. Ancak oyuncu, Süper Lig’de “yabancı” statüsünde sayılacağı ve Türkiye’den gelebilecek olası milli takım davetini beklediği için bu teklifi geri çevirdi.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) September 30, 2025
“Speciale. Arda Okan Kurtulan, i cili luan për Goztepe, është ftuar nga Shqipëria. Megjithatë, lojtari e ka refuzuar ftesën, pasi do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret një mundësi për të luajtur për Turqinë”, shkroi ai.
Kurtulan, mesfushor i krahut të djathtë, kishte përfaqësuar më parë Shqipërinë U-21 pasi la Maqedoninë.
Për rreth një vit nuk mori ftesë nga trajneri Sylvinho për ekipin e parë, gjatë së cilës kohë spikati me paraqitjet e tij te Adana Demirspor në Turqi.

Aktualisht vlera e tij është 1 milion euro, ndërsa me Gozepten ka 7 ndeshje dhe 1 asistim. /Telegrafi/











































