LAJMI I FUNDIT:

Dikur i kishte 108 kilogramë dhe e ngacmonin për shkak të mbipeshës, sot synon të rrëmbej kurorën e “Miss Anglia”

Dikur i kishte 108 kilogramë dhe e ngacmonin për shkak të mbipeshës, sot synon të rrëmbej kurorën e “Miss Anglia”

Një studente që është ëndërron të bëhet “Miss”, ka pranuar se si kishte pasur vështirësi me trupin e saj.

Tori White, 20-vjeçe nga Liverpooli i Anglisë, thotë se në fëmijëri ishte një “vajzë topolake” që i kishte 108 kilogramë, transmeton Telegrafi.

E pasi hoqi dorë nga shkolla për shkak të bulizmit dhe numrit të madh të nxënësve që talleshin me të për shkak të mbipeshës, Tori vendosi të bëjë diçka për veten – t’i nënshtrohet një regjimi strikte të një diete.


Kështu për katër vite ajo arriti plotë 65 kilogramë t’i heq dhe të ndjenë lumturi në shpirtin e saj, që siç thotë ajo i kishte munguar që nga fëmijëria.

White që tani është studente e fakultetit juridik në Universitetin e Leeds, thotë se i ka 55 kilogramë dhe shpreson që do t’ia arrijë të bëhet “Miss” në Angli një ditë.

“Kam qenë shumë e plotë dhe në shkollë talleshin me mua për shkak të mbipeshës. Gjithmonë jam ndjerë e izoluar ne vete dhe kurrë nuk isha e lumtur. Të gjitha bashkëmoshataret flisnin për simpatitë e tyre dhe për rrobat, kurse unë as që guxoja të mendoja për këto gjëra”, ka deklaruar White.

Ajo sot ka linja të përkryera trupore, madje në fotografitë që i publikon shpesh nëpër rrjete sociale ajo duket vërtetë si një modele. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Kalo në kategori