Dikur këpucë për kopsht, sot trend elegant: Aktorja e famshme tashmë i mban, po ju?

Skena e modës ka diktuar trendin më të ri në këpucë - të nënçmuara, por praktike dhe komode, të cilat tani konsiderohen plot stil. Dhe, si gjithmonë, Jennifer Lawrence
Industria e modës gjithmonë di si të na befasojë. Ajo na ka mësuar se asnjë lloj këpuce nuk është aq e shëmtuar sa të mos bëhet elegancë. Dikur. Gjithmonë. Për botën e modës, koha nuk ekziston dhe rregullat sot janë përmbysur.
Modeli më i ri që po pushton skenën janë këpucët e gomës, dikur të përdorura për punë apo shëtitje në oborr, sepse ishin mjaft praktike. Pas suksesit të modelit të famshëm të Birkenstock, versioni më i ri i këtyre këpucëve frymëzohet nga këpuca e thjeshtë gome për kopsht, madje edhe për baltë.
Sot, ky model kthyer në favoritin e modës, duke zënë vend në gardërobën e një prej frymëzueseve të stilit më me ndikim, vetë Jennifer Lawrence, transmeton Telegrafi.
Aktorja është një nga të parat që e ka përqafuar këtë stil, duke treguar edhe një herë se ecën në hap me modën, por mbi të gjitha se nuk nguron të eksperimentojë me pjesë të papritura.
Ajo e ka kombinuar pamjen e saj të përditshme, me pantallona të përveshura dhe një xhemper të kuq të gjerë, duke i theksuar këpucët në modë me bizhuteri dhe madje edhe byzylykë për kyçin e këmbës.
Ndoshta nuk duken tërheqëse në shikim të parë, por është e sigurt se të gjithë kemi një kujtim me këto papuçe të hapura, dikur të vendosura para derës, nën strehë ose diku në qoshe, ndërsa sot... ato janë në pasarela, në rrugë dhe në vitrinat e dyqaneve.
Nëse doni të tërhiqni vëmendje dhe të tregoni se jeni në hap me modën - ato ju presin.
/Telegrafi/


































