Fotografitë krahasuese të Ermal Fejzullahut, në të cilat shfaqet me babanë e tij, Sabri Fejzullahu, kanë marrë pëlqime të shumta në rrjetet sociale.

Tashmë këngëtar i afirmuar, Ermali ka sjellë një fotografi nga fëmijëria, në të cilën ndodhet në krahët e babait të tij – legjendës së muzikës shqipe.


Teksa në fotografinë tjetër ka sjellë një pozë të realizuar tashmë kur ai është i rritur.

ErmalSabri 2 (Foto: Instagram/ermal.fejzullahu)

Dhe derisa në imazhin e parë e mbante në krahë babai i tij, kësaj radhe për çështje argëtimi, Ermali e ka ngritur Sabriun.

Ndryshe, Ermali tash është 32 vjeçar, kurse babai i tij në shtator të vitit të kaluar i ka mbushur 73 vjet. /Telegrafi/

ErmalSabri 1 (Foto: Instagram/ermal.fejzullahu)