Sipas raporteve nga Spanja dhe Anglia, Barcelona është shumë pranë të sigurojë transferimin e Marcus Rashford për vetëm 30 milionë euro verën e ardhshme – një çmim që në “Camp Nou” e konsiderojnë si “super ofertë”.

Sulmuesi anglez, aktualisht në konflikt me trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim, thuhet se i ka bërë të qarta planet e tij për të ardhmen.


Rashford nuk dëshiron të rikthehet në “Old Trafford” dhe ka refuzuar interesimin e PSG-së, duke i dhënë përparësi Barcelonës.

Në Kataluni besojnë se po marrin një lojtar të nivelit botëror për një shumë shumë më të ulët se vlera e tij reale. Disa vite më parë, PSG kishte qenë gati të paguante 80 milionë euro për Rashfordin, por Manchester United e kishte bllokuar marrëveshjen, pasi në atë kohë ai ishte në formën më të mirë të karrierës.

Tani, për shkak të përplasjes me Amorimin dhe rënies së raportit me klubin, çmimi i Rashfordit ka rënë ndjeshëm – një mundësi e artë që Barcelona synon ta shfrytëzojë për të përforcuar ofensivën e saj.

Normalisht, Barcelona dëshiron të presë edhe pak muaj për të parë nëse anglezi do të vazhdojë me të njëjtëin ritëm, para se ta aktivizojë përfundimisht këtë “klauzolë blerje”./Telegrafi/

telegrafi sport app