Automjeti i përdorur nga kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, dhe në pronësi të bashkëshortes së tij, Fatima Osmanovska, u dogj gjatë natës.

Sipas informacioneve, incidenti ndodhi në orët e mëngjesit, pa të lënduar.


"Më 17.03.2026 në orën 03:50 të mëngjesit, SPB Shkup mori një njoftim se një automjet "Range Rover" me targa të Shkupit, në pronësi të F.O. (37) nga Shkupi, u dogj në zonën e Shuto Orizares.

Sipas njoftimit, pronarët e kamerave të sigurisë vunë re një person të maskuar i cili derdhi lëng mbi automjet, pas së cilës automjeti menjëherë u përfshi nga flakët. Nuk pati të lënduar, dhe zjarri u shua nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit", njoftojnë nga policia.

Po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/