Një kamion është vet-aksidentuar ku për pasojë është kapluar nga flakët sot në mesnatë rreth orës 00:30 në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Sipas tij, nuk raportohet për të lënduar.

“Ndërkaq nga informatat e para bëhet e ditur se një kamion është vet-aksidentuar dhe për pasojë është përfshirë nga flakët”, ka thënë Borovci.

Tutje ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Qytetarët kanë dërguar fotografi të kamionit ku po ashtu shihen edhe kolona të gjata të veturave. /Telegrafi/

kamion 1 1 e1747811205378