LAJMI I FUNDIT:

Digjet nga koktej i molotovit që e hodhi në drejtim të makinave (Video)

Digjet nga koktej i molotovit që e hodhi në drejtim të makinave (Video)

Një person, që hidhte koktej molotovi në drejtim të makinave të parkuara para një institucioni në Moskë të Rusisë, ka pësuar djegie të konsiderueshme, kur njëra prej shisheve iu kthye prapa.

Pranë tij shkuan dy persona, të cilët nisën ta qëllonin, sepse i kishte rrezikuar duke u hedhur pranë mjetet e ndezura, pa asnjë arsye, transmeton Telegrafi.


Derisa viktimën e kanë dërguar në spital, po bëhen hetime se çfarë ishin motivet që e detyruan të vepronte në atë mënyrë.

Pasi pamjet u postuan në internet, disa shikues kanë thënë se ai është pacient i një klinike e të sëmurëve mendorë që ndodhet në atë zonë. /Telegrafi/