LAJMI I FUNDIT:

“Digjet Athina”, numri i të vdekurve arrin në 50, përfshirë edhe fëmijë – thirrje banorëve që të lëshojnë shtëpitë e tyre (Foto/Video)

“Digjet Athina”, numri i të vdekurve arrin në 50, përfshirë edhe fëmijë – thirrje banorëve që të lëshojnë shtëpitë e tyre (Foto/Video)

(E plotësuar) Derisa më herët ishte raportuar për rreth 24 të vdekur, raportimet e fundit tregojnë një gjendje edhe më alarmante në një rajon në periferi të Athinës.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, tanimë numri i viktimave ka shkuar në 50, ndërsa rreth 150 të tjerë ndodhen nëpër spitale, disa prej tyre në gjendje të rëndë.


—————————————————————————

Së paku 24 persona kanë humbur jetën, dhe më shumë se 100 janë lënduar nga zjarret që kanë shpërthyer pranë Athinës, njoftoi sot zyrtarët.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, më së keqi e kanë pësuar banorët e vendpushimit Mati, ku shumica e viktimave kanë vdekur në shtëpitë e tyre ose në makinat e tyre, ndërsa po përpiqeshin të iknin.

Kështu, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të kësaj zone që të lëshojnë shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë ka deklaruar se të vdekur nga zjarret janë së paku 20 persona dhe rreth 88 të lënduar.

Ndërkohë, pak kohë më vonë ishte raportuar edhe për nxjerrjen edhe të katër trupave nga uji.

Gjithashtu, mediat greke kanë thënë se janë dhjetë persona të tjerë, shumica turistë nga Danimarka, të zhdukur pasi që në tentim për tu larguar nga zjarri hipën në një anije dhe u nisën në një drejtim të panjohur.

Zjarri në fshatin Mati, rreth 29 kilometra nga Athina, është më i keqi Greqi që nga ai e Peloponezit në vitin 2007.

Për shkak të zjarrit, kryeministri grek Alexis Cipras e ka ndërprerë vizitën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të kontrolluar zjarrin”, citohet të ketë thënë Cipras. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori