Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e cila në qendër të vëmendjes i ka vezët e ziera, mund të jetë e duhura për ju
Pavarësisht se kjo dietë përmban një numër të vogël të produkteve të ndryshme, është dëshmuar se mjafton për t’jua shpejtuar metabolizmin dhe për të djegur dhjamin.
Gjithashtu, nëse vazhdoni të ushqeheni shëndetshëm edhe pas përfundimit të dietës, ju nuk do të rifitoni peshën e humbur.
Përderisa jeni në këtë dietë, rekomandohet të konsumoni shumë ujë që ta mbani trupin të hidratuar – preferohet tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë. Uji do t’ju ndihmojë t’i hiqni edhe toksnikat.
Njëkohësisht, nëse dëshironi rezultate edhe më të mira, përpiquni që gjysmë ore në ditë t’ua kushtoni ushtrimeve fizike, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë edhe disa rregulla tjera të cilave duhet t’u përmbaheni:
– Shmangni ushqimet e shpejta dhe të pashëndetshme
– Mos konsumoni pije me sheqer (kryesisht pije freskuese) apo alkool
– Kufizoni sasinë e sheqerit dhe kripës që e konsumoni
JAVA E PARË
E hënë:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Dy copë patate të ëmbla dhe dy molla
Darka: Një pjatë e madhe me sallatë dhe pulë
E martë:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Perime të gjelbra dhe sallatë pule
Darka: Sallatë me perime, një portokall dhe dy vezë të ziera
E mërkurë:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Djathë me pak yndyrë, një domate dhe një pjesë patate të ëmbël
Darka: Pak sallatë dhe pulë
E enjte:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Vetëm fruta
Darka: Sallatë dhe mish pule
E premte:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Perime të ziera dhe dy vezë
Darka: Sallatë dhe peshk të fërguar
E shtunë:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Vetëm fruta
Darka: Pulë dhe perime
E diel:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Sallatë domatesh, perime dhe pulë
Darka: Perime
JAVA E DYTË
E hënë:
Kafjalli: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Sallatë dhe pulë
Darka: Një portokall, sallatë dhe dy vezë
E martë:
Kafjalli: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Dy vezë dhe perime
Darka: Sallatë dhe peshk të fërguar
E mërkurë:
Kafjalli: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Sallatë dhe pulë
Darka: Një portokall, sallatë perimesh dhe dy vezë
E enjte:
Kafjalli: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Perime, djathë me pak yndyrë dhe dy vezë
Darka: Sallatë dhe pulë
E premte:
Kafjalli: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Sallatë sardelesh
Darka: Sallatë dhe dy vezë
E shtunë
Kafjalli: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Sallatë dhe pulë
Darka: Vetëm fruta
E diel
Kafjalli: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum
Dreka: Perime dhe pulë
Darka: Perime dhe pulë (njëjtë sikurse në drekë)
Siç mund ta keni vërejtur edhe vet, kjo dietë nuk ka thuajse fare karbohidrate dhe kjo është një ndër arsyet kryesore se përse funksionon.
Mbani mend:
Duhet të konsultoheni me një doktor, nutricist ose dieteolog para se ta provoni këtë dietë. Në fakt, duhet gjithmonë të flisni me profesionistë shëndetësorë para se t’i nënshtroheni çfarëdo lloj diete.
Edhe nëse nuk vdisni urie, ndryshimet radikale në mënyrën e të ushqyerit duhet të bëhen në përputhje me aprovimin e specialistit, për t’u siguruar se nuk do ta dëmtoni shëndetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?