LAJMI I FUNDIT:

Dieta përmes të cilës Oprah humbi deri në 20 kilogramë

Dieta përmes të cilës Oprah humbi deri në 20 kilogramë
(Foto: Yahoo/Life)

Moderatorja e famshme, Oprah Winfrey, shpeshherë e ka vënë në pah problemin e mbipeshës. Mirëpo, me ndihmën e një menyje, ajo ka arritur të humbë deri në 20 kilogramë.

Prezantuesja e njohur ndër vite ka qenë në dieta të ndryshme, por edhe pas rënies në peshë, kilogramët do të riktheheshin sërish. Megjithatë, ajo arriti të zgjidhë problemin e mbipeshës duke ndryshuar dietën e saj.

Për mëngjes, Oprah ka ngrënë një sandviç me vezë, avokado, proshutë ose domate me bukë me drithëra dhe çaj.

View this post on Instagram

A post shared by Oprah (@oprah)

Dreka përbëhej nga supa me domate dhe sallata me lakër të gjelbër ose makarona me karkaleca. Ajo gjithmonë hante disa perime me supë, shpesh lakër të gjelbër. Makaronat i përgatit me pak vaj ulliri, kripë, piper, hudhër dhe tre lugë djathë të grirë. Në fund shtonte fiston të pjekur në skarë.

Winfrey gjithmonë zgjedh peshk dhe perime për darkë. Gjithashtu, shpesh konsumon verë dhe kokteje të ndryshme.

Veç ndryshimit të dietës, Oprah ka përfshirë në përditshmërinë e saj edhe aktivitetin fizik. Ajo shpesh ecën me shoqet e saja, gjë që e ndihmon gjithashtu të mbajë peshën e arritur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori