Dieta me oriz e dr. Kempnerit për shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin dhe shëndet të veshkave: Është e sigurt që heq 7 deri në 10 kg për tri javë!

Ndiqni këtë meny dhe rezultatet me siguri nuk do të mungojnë
Po ju prezantojmë dietën me oriz, krijues i së cilës është doktor Walter Kempner, ndërkaq e ka krijuar në vitin 1939.
Qëllimi i këtij regjimi të ushqimit në atë kohë ka qenë ulja e shtypjes së gjakut, rregullimi i sheqerit, përmirësimi i shëndetit të veshkave të të sëmurëve.
Meqenëse ky ushqim ka pasur efekte në uljen e peshës, është filluar të përdoret edhe për dobësim.
Qe një variant të kësaj diete e cila për tri javë heq nga 7 deri në 10 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të shijes mund të shtrydhni pak lëng limoni dhe të shtoni pak vaj ulliri. Gjatë dietës zieni oriz (integral) të murrmë.
Mesracioni: Një pemë.
Drekë për shtatë ditët e para: Një filxhan oriz, një filxhan fasule, bizele apo thjerrëza, një copë bukë integrale. Përdorni më shumë erëza dhe më pak kripë.
Mesracioni: Pemë.
Darka për shtatë ditë: Çdo ditë një filxhan oriz dhe 150 gramë mish pa yndyrë (mish pule apo gjoks gjeldeti, bërxollë, peshk).
Mishit mos i qitni kripë, shtrydhni vetëm pak lëng limoni. Mund ta hani një copë të hollë bukë integrale.
Dreka për shtatë ditët e tjera: Një filxhan oriz, një copë bukë integrale
Darka për shtatë ditët e tjera: Një filxhan oriz dhe një copë bukë integrale.
Java e tretë: Ushqehuni sipas planit të ushqimit nga java e parë, por që të shtoni një mesracion qumësht midis drekës dhe darkës (200 ml qumësht apo një jogurt të vogël pemësh).
Para aplikimit të dietës patjetër konsultohuni me mjekun! /Telegrafi/




















































