Diddy: Wyclef të kandidohet për president të Haitit

Ish-anëtari i grupit “Fugees” është njëri nga personalitet që ka dhënë maksimumin për të ndihmuar vendlindjen e tij pas tërmetit tragjik që e goditi këtë vend, ndërsa gjatë evenimentit “SOS Save OurSelves - Help For Haiti”, Diddy i cili ishte njëri nga nikoqirët, ka thënë fjalë të mira për punën e palodhshme të këngëtarit, duke i sugjeruar që të kandidohet për president.
“E keni parë atë kudo që nga goditja e tërmetit. Mendoj se nuk ka fjetur aspak. Në të ardhmen, Wyclef duhet të kandidohet për president të Haitit”, ka thënë reperi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/02/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































