LAJMI I FUNDIT:

DIÇKA

DIÇKA
Pattie Boyd dhe George Harrison

Nga: George Harrison, kushtuar gruas së tij Pattie Boyd (kënga “Something” e grupit The Beatles, 1968)
Përktheu: Agron Shala

Lexo po ashtu: Eric Clapton dhe letrat e dashurisë

Ka diçka në mënyrën si ajo vepron
Që si asnjë grua tjetër më josh
Ka diçka në mënyrën si më përfiton
Tani nuk dua ta largoj
E di ti se patjetër i besoj

Diku në buzëqeshjen e saj ajo e kupton
Që për asnjë grua tjetër s’kam nevojë
Ka diçka në qasjen e saj që më tregon
Tani nuk dua ta largoj
E di ti se patjetër i besoj


Më pyet nëse dashuria ime do të rritet?
Nuk e di, nuk e di
Ndoshta ndodh nëse ti tash pranë meje rri
Nuk e di, nuk e di

Ka diçka në mënyrën si ajo fiqiron
Dhe gjithçka që duhet të bëj është për të të mendoj
Ka diçka në gjërat që ajo m’i zbulon
Tani nuk dua ta largoj
E di ti se patjetër i besoj