LAJMI I FUNDIT:

Dibra e pret përfundimin e rrugës drejt Kërçovës

Dibra e pret përfundimin e rrugës drejt Kërçovës

Kur bëjmë fjalë për infrastrukturën rrugore që lidh Dibrën me qytete të tjera të vendit, sipas pushtetit vendor në Dibër, përfundimi i rrugës Dibër-Kërçovë ka një domethënie shumë të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të saj. Rruga Dibër-Mavrovë e cila ju mundëson dibranëve lidhje me Gostivarin, Tetovën dhe Shkupin dhe nëpërmjet të cilës ata komunikojnë edhe me qytete të tjera të vendit, urgjentisht duhet të rinovohet dhe të shtrohet tërësisht me asfalt të ri.

Kjo rrugë është me pengesa të shumta dhe e dëmtuar skajshmërisht, ndërsa qarkullimi më i vështirësuar është gjatë sezonit dimëror. Rrëshqitjet e gurëve, shkëmbinjve, dheut, dhe ortekëve frenojnë shumë udhëtimet e dibranëve drejt kryeqendrës. Pikërisht këto probleme gati për çdo ditë, por edhe aspekti i zhvillimit të mëtutjeshëm të Dibrës dhe rajonit më perëndimor të Maqedonisë, lidhet me ndërtimin dhe përfundimin e tërësishëm të aksit rrugor Dibër-Kërçovë.

Rruga Dibër-Kërçovë ka filluar të ndërtohet disa dekada më parë, që në kohën e ish-Jugosllavisë. Disa vite më parë, fillimet e kësaj rruge tek Ura e Boshkut ka vazhduar dhe aktualisht kjo rrugë është asfaltuar deri tek pjesa ku fillon rruga në pjesën malore. Vite më parë është bërë hapja e rrugës deri në afërsi të fshatit Izvor të Kërçovës, por ajo nuk është asfaltuar akoma. Pushteti vendor i Dibrës vlerëson se duhet të vazhdoj lobimi, sidomos tek pushteti qendror për realizimin e tërësishëm të këtij aksi rrugor.

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, ka deklaruar se tanimë ky përcaktim i dibranëve është i njohur për Qeverinë e Shkupit. Kjo rrugë ka një përkrahje të fuqishme dhe është shumë domethënëse për gjithë rajonin. Në një takim enkas rreth kësaj çështje, kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, ai i Qendër Zhupës, Arjan Ibrahim dhe kryetari i Mavrovë-Rostushës, Medat Kurtovski kanë rënë dakord që të nisin aktivitet dhe të vazhdojnë lobimin e përbashkët që ti jepet prioritet përfundimit të kësaj rruge.

Të tre komunat vlerësojnë se ndërtimi i tërësishëm i rrugës Dibër-Kërçovë garanton një zhvillim më të shpejt ekonomik, meqë rajoni lidhet edhe me pjesën qendrore të vendit, respektivisht Kërçovën, Prilepin dhe qytete tjera. Në këtë takim, Duka, Ibrahim dhe Kurtovski kanë shprehur angazhimin e tyre për një realizim të shpejt të kësaj rruge e cila po ashtu, sipas projekteve ideore, do të jetë zgjatje në territorin të Maqedonisë së Veriut të Rrugës të Arbërit.

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka thotë se përfundimi i punëve në Rrugën e Arbërit nga ana e Qeverisë Shqiptare, do t’ju mundësojë edhe vendit tonë një lidhje të shpejtë, por kjo do të ishte e dobishme kur të përfundojnë punimet në rrugën Dibër-Kërçovë. Në lidhje me vazhdimin e kësaj rruge që e ofron Dibrën, por edhe qytetet tjera me Tiranën, duke shkurtuar këtë rrugë nga 179 në 79 kilometra, deri tani edhe në Qeverinë e Maqedonisë është biseduar, por pa marrë asnjë hap konkret.

Shumë përfaqësues të Qeveris të Maqedonisë deri tani kanë premtuar dhe janë zotuar se ndërtimi i rrugës është nevojë e kohës. Edhe pse afati për ndërtimin e rrugës Dibër-Kërçovë ishte deri në vitin 2015, punimet janë zvarritur dhe vazhdojnë të zvarriten. Aksi rrugor Dibër-Ura e Boshkut- Izvor ka një gjatësi afër 30 kilometra dhe mundëson lidhjen e Dibrës me Kërçovën, ndërsa mundëson edhe shkurtimin e udhëtimit nga 117 kilometra në 53 kilometra. Po ashtu, kjo rruga do të ringjallë edhe fshatrat që janë në këtë pjesë të vendit./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori