LAJMI I FUNDIT:

Dibër, 25 persona të prekur nga fruthi për më pak se një muaj

Dibër, 25 persona të prekur nga fruthi për më pak se një muaj
Foto: Ilustrim

Njëzet e pesë të prekur nga fruthi, bashkë me 3 gushtin janë regjistruar në territorin e Dibrës. Sipas Institutit për Shëndet Publik (ISHP), dhjetë rastet e para ishin regjistruar më 17 korrik, kur ishte shpallur epidemia e fruthit në rajonin e Dibrës.

Nga ISHP potencojnë se të sëmurët janë të moshës prej shtatë muaj deri në 45 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 44 për qind janë pjesëtarë të popullatës rome, 40 për qind shqiptarë, tetë për qind turq, katër për qind (një i sëmurë) të kombësisë maqedonase dhe për një person nuk ka të dhëna.

Nga të prekurit me epidemi për 16 persona ka konfirmim laboratorik, ndërsa te nëntë raste është konfirmuar lidhja epidemike. Nga rastet e konfirmuara laboratorike, 68.8 për qind nuk janë të vaksinuar ose jo komplet të vaksinuar, ndërsa 31.2 për qind janë vaksinuar me dy doza të vaksinave kundër fruthit.


Nga ISHP informojnë se me qëllim që të zvogëlohet mundësia për përhapjen e sëmundjes është zbatuar hulumtim epidemik për çdo rast veçmas të fruthit nga ana e epidemiologëve lokal, është kontrolluar statusi i vaksinave i të gjithë personave të sëmurë dhe kontaktet e tyre, ndërsa në kontaktet e personave të sëmurë të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar komplet u rekomandohet vaksinimi me MRP vaksinë, deri në kompletimin e statusit të vaksinës, sipas moshës.

Gjithashtu, është kontrolluar përfshirja e vaksinave me MRP vaksinë në territorin e Dibrës, personat që nuk janë vaksinuar janë thirrur për vaksinim, është përforcuar kontrolli epidemologjik i etheve i ndjekur me puçrra të fruthit, çdo rast i dyshimtë i fruthit është testuar në laboratori, është ndarë material edukativo-informativ i punonjësve shëndetësor për mbrojtjen primare shëndetësore, në kopshtet e fëmijëve, ndërsa është publikuar edhe material edukativ në web-faqen e ISHP-së, me qëllim që njerëzit të cilët shkojnë në pushime verore në destinacionet ku ka epidemi nga fruthi të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, derisa fëmijët e tyre ose ata nuk vaksinohen kundër fruthit.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori