LAJMI I FUNDIT:

Diaspora me potencial të lartë për investime në Maqedoni

Diaspora me potencial të lartë për investime në Maqedoni

Sot, Ministri për marrëdhënie me diasporën i Qeverisë së RM-së, Edmond Ademi realizoi takim pune me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha dhe me anëtarin e Bordit drejtues të Ofës ekonomike amerikano-izraelite, Mamut Skenderi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim ministri Ademi informoi për miratimin e informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018-2023, ku u ndërmorrën hapat e parë nga kabineti i ministrit për aktivitetet, planet dhe idetë për punën e ministrit në procesin e zhvillimit të bashkëpunimit me diasporën, si dhe potencoi përfshirjen e të gjitha palëve në hartimin e kësaj Strategjie kombëtare.


Siç informojnë nga kabineti i ministrit Ademi, ai ka cekur nevojën për ndryshime në legjislacionin për votimin e diasporës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencialë të diasporës të cilët, siç shprehet ministri, ndjehen të pafavorizuar në krahasim me investitorët e huaj.

Ministri Ademi dhe bashkëbiseduesit e tij në takim diskutuan mundësinë e një konference të veçantë ekonomike në vitin 2018 për zhvillimin dhe investimet e diasporës në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori