Statisticientja nga Universiteti i Tiranës, profesionistja me profilin e lartë akademik, e licensuar në Kanada në 3 fusha të ndryshme, Diana Beqari-Pushi vjen si folëse në webinarin virtual “Suksesi është qëllimi yt”.

Kjo konventë këtë vit vjen në formë të webinarit dhe do të mbahet me datën 4 dhe 5 dhjetor.


Krahas ekspertizës në biznes, financë dhe menaxhim projekti, Diana është e a pasionuar në fushën e zhvillimit të potencialit të lartë njerëzor.

Për të realizuar atë pasion, është licensuar në fushën e Neuroshkencës si Master NLP Coach dhe Hipnoterapiste, në sistemin energjik dhe atij të Human Design.

123813956 637232923614970 7618992584731370531 n

Diana, së bashku me vajzën, Keidi Pushi, ka themeluar lëvizjen “The Reborn Experience”, për të mbështetur njerëzimin në zbulimin e individualitetit të tyre unik dhe realizimit të potencialit të tyre të vërtetë.

Për shqiptarët është e njohur me platformën “Reborn Albania”.

Ajo beson që "çdo njeri në momentin që gjen suksesin që ka emrin e tij, është i pandalshëm".