Dhurohen karroca invalidore për të sëmurët në Shtime

Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime ka fituar donacion nga Handikos, disa karroca invalidore.
Këto karroca do të dhurohen sot duke filluar nga ora 11:00, transmeton KosovaPress.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që pacientët po pajisen me karroca invalidore nga Handikosi.
Nga kjo Qendër kanë falënderuar për këtë donacion, që sipas tyre tregon përkushtim dhe përkrahje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































