Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ishujt Maldive.

Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga miku i saj i besuar, grimeri i njohur Arbër Bytyqi.


Dhurata, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

dhuratadora 16000474736973614836964874463139660076748436n

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, Dhurata është shfaqur mjaft tërheqëse ndërsa ka pozuar me bikini njëpjesëshe, ngjyrë rozë.

Këngëtarja ka pozuar duke ngrënë një picë, ndërsa më pas e shtrirë në oqean, ka shijuar ujin e freskët në ishullin e largët.

dhuratadora 1596702639273164480127166094598739177619720n

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, për të cilat kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

dhuratadora 1584102434248158319446861108030769555246459n

Përndryshe, “Harrom” vazhdon të mbetet kënga e fundit që ajo solli për fansat e saj, të cilën ajo e publikoi në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/